Sela: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje për krizën e thellë në vend (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, para fillimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror të mbajtur sot në Shkup, tha se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të dalje nga kriza e thellë në të cilën është zhytur vendi, shkruan gazeta LAJM.

“Kur krizat janë të shumta, kur kemi qeveri e cila nuk ka aftësi se si t’i menaxhoj dhe në vend që t’i menaxhoj çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht gjëja e parë që duhet të ndodhë është që kjo qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëm në këtë formë do të nis që kriza gradualisht të gjejë zgjidhje”, tha Sela.