Sela: Zaev duhet të thirret në Gjykatë për të sqaruar deklaratat e tij për rastin “Monstra”(VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se kryeministri aktual, Zoran Zaev duhet të merret ne pyetje nga organet e drejtësisë për deklaratën e tij, se njerëz të pafajshëm qendrojnë ne burg për rastin “Monstra”. “Ai është i detyruar ta thotë të vërtetën që gjatë kohë e ka premtuar. Unë këto ditë po zhvillojë takime me diplomatë të huaj me ç’rast po kërkoj që prokuror dhe gjykatës nga BE-ja të vijnë te ne dhe të hapin të gjitha rastet e montuara dhe për të cilat ka dyshime. Vetëm kështu kthehet besimi te drejtesia”, tha Sela./Gazeta Lajm