Sela: Skënderbeu i tregoi botës, se shqiptarët nuk nënshtrohen

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu me rastin e 617 vjetorin e lindjes së tij me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Sela shprehet se Skënderbeu i tregoi botës, se shqiptarët nuk nënshtrohen.

Postimi i plotë

“Në këtë ditë lindi arkitekti i shteti shqiptar, heroi i madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shembulli që i tregoi botës se jemi popull që nuk nënshtrohemi. Ai dëshmoi se dëshira për liri nuk njeh as popuj të “vegjël”, as perandori të mëdha.

I respektuar nga e gjithë bota, i admiruar edhe nga armiqtë, Gjergji i Kastriotëve, përjetësisht do të mbetet figura emblematike e dashurisë së një populli për liri dhe mëvetësi”, ka shkruar Sela.