Sela për Alimin: Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur! Falë teje jam e falë të qofsha

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka mirëpritur lajmin për faljen e pjesshme që presidenti Stevoa Pendarovski i ka bërë Abdylfeta Alimit, i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, përcjell TV21. Sela në Facebook ka shkruar se Alimi ka qenë padrejtësisht i dënuar.

“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje sjanë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha!”, ka shkruar Sela.