Sela: Partitë shqiptare në pushtet nuk bënë as një amandamet që gjuha shqipe të njihet si e tillë, e jo si gjuha e 20%

Kreu i Aleancës për Shqiptarët i ftuar në një emison debativ në TV Klan Macedonia, ka thënë se gjatë këtij viti që lamë pas si një moment që nuk lë për të dëshiruar është ai i mosfunksionimit të tryezës së përbashkët të partive politike, instrument ky politik, i cili do të mundte që në ndryshimet kushtetuese që ndodhën, të hiqte atë definicionen ofendues për gjuhën shqipe,e cila në ligj qëndron ‘gjuha e 20 përqindëshit’, përcjell in7.

Sipas Selës, në këtë betejë ASH-ja ngeli e vetme, kurse partitë poltike shqiptare të përfaqësuara në qeveri nuk e panë të udhës, të paktën, të bëjnë kërkesën e ndonjë amandameti të vetëm që ky definicion të hiqej nga ligji.

“Gjatë vitit që janë pas ishte edhe ai moment që u pa brendapërbreda spektrit politik shqiptar, e ky moment ishte kur duhej të funksiononte ai instrument politik që bashkërisht jemi dakortësuar që ta kemi, e që është tryeza e përbashkët e paritve politike, intstrumet i cili nëse do të funksiononte paralelisht dhe në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese, sot do të kishmin në realitet zgjidhjen e problemit të gjuhës me kushtetutë dhe heqjen e atij definicioni, i cili është ofendues për gjuhën shqipe, gjuha që e flasim mbi 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja, kështu është është definicioni për shqipen, Mosfunksionimi i këtij instrumeti politik bëri që Aleanca për Shqiptarët, opozita shqiptare të ngelet e vetme në këtë proces, subjektet tjera politike shqiptare të përfaqësuara në qeveri nuk e panë të udhës të bëjnë kërkesën e asnjë amandameti të vetëm të këtyre ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Ziadin Sela.