Sela nga Gostivari: BDI vazhdon të mashtrojë shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në tubimin e Koalicionit me Tash është Koha në Gostivar porositi aktivistët që të përkulen para çdo shtëpie të shqiptari dhe të kërkojnë votën, pasi vendi ka nevojë për ndryshime. Ai shtoi se BDI vazhdon të mashtrojë shqiptarët siç ka bërë në 18 vitet e kaluara.

“A e dini ku i shihni premtimet e tyre që nuk i mbajnë. Ato tash mbas 18 viteve dalin dhe thonë për çdo familje shqiptare një të punësuar. E ku ishin deri dje, ku ishit 18 vite me radhë. Ata thonë në këtë formë por përsëri shqiptarët do ti dënojnë, sepse po fituan ata nga 3000 dhe 5000 euro do ti shesin ato vende pune, sepse nuk kanë ndryshuar”, deklaroi Ziadin Sela, ASH.