Sela: Kam duruar shumë thika pas shpine nga Ali Ahmeti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme për një marrëveshje, por vetëm nëse ajo bëhet publikisht para shqiptarëve. “Sepse nuk duroj më thika pas shpine nga Ali Ahmeti, kam duruar goxha”, është shprehur Sela në emisionin “Rruga drejt” që transmetohet sonte në Alsat.
I pyetur se kur do të mbahen zgjedhjet, ai tha se po bëhen negociata që votimet të mbahen më 12 ose 15 korrik
“Më duket se LSDM-ja po lëviz në atë drejtim që ta çojë VMRO-në drejt bojkotit të zgjedhjeve”, tha Sela, i cili përjashtoi mundësinë që ASH-ja të mos merr pjesë në zgjedhje.