Sela: Ju kam thënë që do të manipulojnë me regjistrimin e diasporës (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, duke komentuar deklaratat e fundit kontradiktore rreth regjistrimit të diasporës, tha se me kohë i ka paralajmëruar “këto manipulime”.
“Pse nuk i merrni deklaratat e mia prej kur u shty regjistrimi dhe do të shikoni që prej atëhërë e kam paraparë gjithçka që po ndodhë sot. Ju kam thënë që do të manipulojnë me diasporën a do të evidentohen apo do të regjistrohet. Do të mundohen të ndërhynë në proces, tani hakerat po e sulmojkan faqen. Mjafton të ktheheni disa muaj më mbrapa, merrni deklaratat e mia dhe do të shikoni aktualitetin sot, e kemi paralajmëruar këtë situatë ne. Mua skandaloze më duken këto deklaratat e kryeministrit, i cili assesi nuk mund të largohet nga mendësia e tij mesjetare. Ai mendon që është sundues. Në mesjetë nga sunduesi vareshin të drejtat e qytetarëve. Sot jetojmë në shekullin 21 dhe nuk duhet te varen të drejtat kolektive të një populli nga dëshira e mirë ose e keqe e një sunduesi. Kjo vjen si rezultat i përkrahjes së programeve dhe platformave që legjitimohen me votë dhe pasi që legjitimohen me votë realizohen në Parlament. Nuk kemi nevojë që dikush të na tregojë përralla me mbret, e kemi shumë të nevojshme që të dimë numrin real. Ligji është decid, ligji numrin e përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe asaj jo rezidente, realisht ashu është. Nëse flasim për të drejtat, kushtetutën apo rregullimin shtetëror, gjithcka varet nga votuesit.Secili që është shtetas, është pjesëmarrës në formën direkte apo indirekte, me demokraci reprezentative duke zgjedhur përfaqësues dhe rregullon sistemi politik të një vendi. Prandaj numri i përgjithshëm I popullsis në RMV, është shuma ë popullatës rezidente dhe jo rezidente . Këtë e thotë ligji dhe jo unë si kryetar i një subjekti politik”, u shpreh Sela./Gazeta LAJM

Kryeministri Zoran Zaev ka thene se diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit. “Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente. Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë”, ka theksuar Zaev.