Sela: Dorëheqjen time do ta ofroj te organet e partisë (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se do të ofrojë dorëheqjen e tij para organeve të partisë dhe se nuk do të lejojë përçarjen e opozitës shqiptare, shkruan gazeta LAJM.
“Dorëheqja ime nuk është objekt i njerëzve jashtë partisë, por është objekt i atyre që shohin një shpresë ose jo tek unë. Dorëheqja ime para organeve të partisë do të ofrohet, mos keni dilëme dhe ata do të duhet të vendosin nëse do të mundem unë të vazhdoj si kryetar partie edhe katër vite apo jo”, u shpreh Sela. Më tej, ai tha se, asnjëherë nuk do të lejojë që të përçahet opozita dhe BDI-ja të jetë përsëri rehat./Gazeta LAJM

Sela flet për dorëheqjen e tij, tregon kush vendos për kryetarin e ASH-së(VIDEO)

Sela flet për dorëheqjen e tij, tregon kush vendos për kryetarin e ASH-së(VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, August 19, 2020