Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, duket se po i rikthehet muzikës.




Këtë e la të kuptohet pas publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram. Në foton e postuar ai shihet në studio.
Bertani nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër mirëpo fansat i kërkojnë të mos dalë nga zhanri që ka kënduar dikur.
Ka një kohë të gjatë që ai nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor dhe ata mezi presin rikthimin e tij.