Sela dhe Gashi: Ne nuk kemi ftesë nga Zaevi për takim!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar se deri në këto momente ata nuk kanë pranuar ftesë nga kryeministri për takim, edhe pse ishte thënë se takim do të mbahet të mërkurën.
“Për momentin që flasim ne nuk kemin pasur ftes për tu takuar me Zaevin. Komunikimet partiake janë ndërmjet kryetrarëve të partive politike. Koordinatorët e grupeve parlamentare kanë punë të takohen me kryetarin e parlamentin dhe nuk kanë pse takohen me kryeministrin. Në cilësinë tjera takohen pozicionet përkatëse me njërin tjetër. Nëse donë takim për të folur për temën që e kemi hapur për shtetësinë jemi të gatshëm. Nëse do të ulet për temën që është marrë vesh me temat me Mickosin, për ne nuk ka nevojë që të takohemi”, ka deklaruar Sela, raporton SHENJA.Edhe kryetari i Aletenrativës, Afrim Gashi tha se ai dhe Ziadini nuk kanë pranuar ftesë për takim.“Ka pasur paralajmërime nga koordinatori jonë mbase do të na ftojnë por edhe dje e pamë në konferencë edhe fakti që s’kemi marrë ftesë ajo flet për argumentin se qasja e kryeministrit për ligjin për shtetësi është ofenduese. Nëse dëshiron të flas me ne për përmbajtjen duhet të takohet me ne. Për përmbajtjen ne kemi thënë se jemi të gatshëm për kompromise të gjejmë zgjidhje, kur të dojnë të ulemi ta zgjidhim këtë çështje”, u shpreh Gashi, raporton SHENJA.