Sela dhe Aziri takuan eurokomisarin Oliver Varhei

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, i shoqëruar nga deputeti i ASH-së Elmi Aziri, kanë takuar sot në Kuvend, komisarin për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei.

“Sot, bashkë me deputetin dhe anëtarin e kryesisë, Elmi Aziri, pata nderin të takoj komisarin për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, i ciki këtë periudhë është mjaft i angazhuar për debllokimin e procesit euro integrues të vendit tonë. Rjedhimisht temë qëndrore ishte kontesti me Bullgarinë që është shkak i vetos ndaj hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ne shprehëm qëndrimet tona, se jemi mjaft të interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, por vlerësojmë se bashkë me të duhet zgjidhen edhe çështjet e tjera të brendshme që tangojnë vendin dhe raportet e brendshme. Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në orientimin euro-atlantik të vendit, si dhe në ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen e Selës, në Facebook.