Sela: Bilall Kasami e Bujar Osmani janë dallaveraxhi që e mendojnë politikën si tregti (Video)

Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të Lëvizjes BESA Bilall Kasami se, dy deputetë të opozitës shqiptare pritet të kalojnë te partia e tij që është pjesë e pushtetit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Sela tha se, Kasami e mendon politikën si tregti ndërsa deputetët e opozitës e kanë të qartë misionin e tyre kombëtar.

“Nuk e di pse duhet ta ndyej këtë intervistë me emra të cilët ju i përmendi. Ka shumë njerëz që politikën e mendojnë si tregti dhe në emër te tregtisë kanë humbur subjektivitetin dhe e kanë dorëzuar te koncepti “Mozheme” apo diku tjetër. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa brenda radhëve të veta ka deputetë që e kuptojnë misionin që ia kanë ngarkuar vetes dhe ma merr mendja që as nuk mendojnë një gjë të tillë ndonjëherë sepse ne kemi kërkuar njerëz në mënyrë që të punojmë për njerëzit dhe jo tregtar dhe dallaveraxhi që dallaveren e thuan pa pikën e vrasjes së ndërgjegjes publikisht. Njerëz të tillë vetëm dallaveraxhi mund të jenë”, u shpreh Ziadin Sela.

LAJM: Si e komentoni deklaratën e ministrit të jashtëm, Bujar Osmani se “Aleanca për Shqiptarët” nuk është e gatshme për të hyrë në qeveri?
Sela: Po te i njejti grup që e përfshiva edhe atë paraprakisht që ju e thatë.