Sela apel partive maqedonase dhe BDI-së: Ta heqim nga Kushtetuta definicionin 20% për gjuhën shqipe! (Video)

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se me hapjen e Kushtetutës për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Premabulë, duhet të ndryshohet edhe pjesa ku gjuha shqipe definohet si “20%”. Sela tha që pret që spektri politik maqedonas me të njëjtin fanatizëm që po mbron gjuhën maqedonase, të kuptojë ndjesinë e shqiptarëve në lidhje me gjuhën.

“Më vjen mirë se i gjithë spektri politik maqedonas është shumë i interesuar për të ruajtur gjuhën e tyre, me fanatizëm biles. Të njëjtin qëndrim ia shfaqa edhe kryeministrit. Do të kisha dashur dhe i bëj apel që me po të njëjtin fanatizëm të kuptojnë që edhe si ndihen shqiptarët kur trajtimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë nuk trajtohet as me ndonjë fusnotë, gjuha shqipe dhe të ketë ndonjë fusnotë ose ku di çfarë, nuk ka asnjë element që i thotë gjuha shqipe, përkundrazi gjithë e dinë se definicioni për gjuhën shqipe është gjuha që flasin mbi 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase”, tha mes tjerash Sela.