Sela: Akti terrorist në Kosovë është edhe krim kundër njerëzimit

“Dënoj ashpër aktin e shëmtuar terrorist në fshatin Varag të Zubin Potokut.

Përveç akt terrorist dhe diverzant, privimi nga furnizimi me uj të pijshëm është edhe krim kundër njerzimit.

Sërbia në vend që të reflektoj pas vendimit të Kombeve të Bashkuara të majit të këtij viti për gjenocidin në Srebrenicë vazhdon me akte krimi kundër njerzimit.

Komuniteti ndërkombëtar ashpër të reagoj dhe të sanksionoj shëmtinë e Ballkanit- Sërbinë”, shkruan Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.