Sekuestrohet apartamenti i ish-kryebashkiakut të Lushnjës në Lungomare

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar një apartament të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe në zonën e Lungomares në Vlorë.

SPAK bën me dije se nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë.

Kjo pasuri është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim, shkruan Euronews.al.