Sot (28.12.2022) në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, policia nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme kanë ndaluar I.K. nga fshati Batincë e Shkupit.
Ai u gjet duke shitur lëndë piroteknike dhe me të u gjetën gjithsej 4811 copë lëndë të ndryshme piroteknike.
I.K. është ndaluar në stacionin policor dhe i janë konfiskuar mjetet piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Po ashtu, në rrugën “192” në zonën e Bit Pazarit, punonjësit e policisë nga Qendra dhe Bit Pazari sekuestruan 1358 copë të llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.