Çitaku i quan Osmanin e Kurtin “amatera të rrezikshëm”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit për zëvendësim e masës nga paraburgimi në “arrest shtëpiak”.

Ajo pati një mesazh për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Çitaku tha se ata janë “amatera të rrezikshëm”.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare.  Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, tha Çitaku.