Sekuestrohen mbi 3000 mjete piroteknike, arrestohet një person nga Tetova

Sot rreth orës 15:00, në sheshin e qytetit të Tetovës, zyrtarët policorë të Shërbimit të Sigurisë së Tetovës i kanë hequr lirinë 54-vjeçarit nga Tetova F.A. sepse i janë gjetur dhe marrë më shumë se 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa përkatëse nga neni 396 i Kodit Penal.