Sektori i tregtisë elektronike shënoi rritje të fuqishme në dy muajt e parë të vitit

Sektori i tregtisë elektronike në Kinë demonstroi një vrull rritjeje në dy muajt e parë të vitit, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Inteligjenca artificiale dhe programi i tregtisë së mallrave të konsumit të vendit kanë kontribuar në rritjen e qëndrueshme të shitjeve të mallrave në internet, me robotë humanoidë dhe produkte të tjerë inteligjentë të mishëruar që shfaqen si pika të reja në konsumin digjital, sipas ministrisë.

Të dhënat zyrtare treguan se shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike në Kinë u rritën me 5 për qind në baza vjetore gjatë periudhës janar-shkurt, duke tejkaluar rritjen me 4 për qind të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit.

Të nxitura nga stimujt e politikave, si zgjerimi i politikave të hyrjes pa viza, shërbimet online gjithashtu shënuan rritje të shpejtë në këtë periudhë, me shitjet e shërbimeve turistike online që u rritën me 35.9 për qind krahasuar me një vit më parë