Sekretari amerikan i Shtetit arrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael, raporton Reuters.

Blinken udhëtoi në Izrael në shenjë solidariteti me shtetin aleat.

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, pritet të takohet me zyrtarët e lartë të këtij shteti.

Gjithashtu është raportuar se do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Ndryshe, Abbas gjenden në Bregun Perëndimor dhe është rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.