‘Sekret’ kënga konkurente në Festivalin e RTSH-së nga Ronela Hajati

Ronela Hajati do të jetë ndër këngëtaret që do të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, shkruan lajmi.net.

Ronela tashmë ka publikuar këngën me të cilën ajo do të marrë pjesë në Festivalin e RTSh-së. Projekti mban titullin “Sekret” është një miksim i melodive popullore dhe atyre modern, teksa nuk mungon ritmi dhe energjia që e karakterizon artisten e njohur.

Kënga u lansua në versionin audio, teksa Ronela ka ndarë edhe disa video ku shihet bashkë me ekipin e valltarëve duke u përgatitur për performancën.

Përndryshe, edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh, do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkaq, “Eurovision 2022” do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos në Itali në maj të vitit të ardhshëm.