Sekovski: Në 80 për qind të ashensorëve nuk bëhet kontroll i obligueshëm vjetor

Edhe krahas obligimit ligjor për pronarët ose përdoruesit e ashensorëve të banesave, për rreth 20 për qind të ashensorëve nuk ka marrëveshje për mirëmbajtjen e tyre, në 80 për qind të tyre nuk kryhet rregullisht kontrolli i obligueshëm vjetor, ndërsa në disa asnjëherë nuk është bërë kontroll, deklaroi kryetari i Shoqatës për Ashensorë në RMV, Goran Sekovski.

Në shënimin e pesë vjetorit të ekzistimit SHAM, Sekovski theksoi se qëllim i kësaj shoqate është siguri për të gjithë – edhe të atyre që punojnë me ashensorët edhe të shfrytëzuesve.

“Në vitin 2015 ishin bashkorganizatorë të Konferencës së parë Rajonale Ballkanike për Siguri Gjatë Punës, në kuadër të së cilave atëherë organizuam edhe një punëtori për ashensorë. Rregullisht organizuam seminare njëditore në tema të ndryshme nga sfera e ashensorëve, më vonë edhe për specializim të trupave inspektuese, për montim dhe servisim të ashensorëve”, tha Sekovski.

Ai theksoi se kohën e fundit ato si shoqatë janë aktivizuar në rajon, ku kishin bërë rrjet joformal.

“Kemi nënshkruar memorandum për bashkëpunim me shoqatën bullgare dhe kroate për ashensorë dhe si rezultat i atij bashkëpunimi ishte organizuar edhe Konferenca e parë Rajonale në Ohër me rreth 60 pjesëmarrës. Para dy viteve deri te USAID-i aplikuam për programin PET, i cili përbëhet nga dy pjesë. Verifikuam një program për ligjin për arsim të të rriturve për programin montues të ashensorëve – eskalatorë”, tha Sekovski.

Në këtë ngjarje njëherit ishin ndarë certifikate për disa persona nga shoqata për arsim të të rriturve dhe certifikata shënim të cilësisë.