Angjushev u takua me ministrin për çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Rajnës Veriore – Vestfalisë

Zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushevi sot u takua me ministrin për çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Rajnës Veriore – Vastfalisë, Stefan Holthof Pfortner, në Shkup, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i Angjushevit, zëvendës-kryeministri ka theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është një nga vendet që ofrojnë mbështetjen më të madhe në proceset politike dhe reformuese që po ndodhin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe partneri më i rëndësishëm tregtar i vendit tonë.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në janë shumë të rëndësishme për vendin, kryesisht sepse është një proces reformimi që siguron një nivel më të lartë të sundimit të ligjit, si dhe stabilitet të vendit.

“Rritja dhe zhvillimi ekonomik nuk është e mundur pa sundimin e ligjit dhe shtetit të qëndrueshëm dhe të sigurt dhe në këtë drejtim Qeveria vazhdon me proceset e integrimit euro-atlantik dhe zbatimin e reformave në të gjitha fushat”, tha Angjushev.

Ai gjithashtu i prezantoi rezultatet e ekonomisë në raport me politikat e zbatuara ekonomike, duke theksuar se treguesit ekonomikë në dy vjetët e gjysmë të fundit janë në një nivel shumë më të lartë se në periudhat e mëparshme.

“Për dy vite e gjysmë të kaluara, paralelisht me proceset politike, jemi përqendruar edhe në krijimin dhe zbatimin e politikave ekonomike që do të sigurojnë rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Politikat janë me bazë të shëndoshë dhe bazohen në mbështetjen e ekonomisë reale. Si rezultat, të gjithë treguesit ekonomikë shënuan norma pozitive të rritjes. Rritje të PBV-së parashikohet të ketë me 3.6 për qind në vitin 2019, që është domethënëse duke marrë parasysh se vetëm para tetë tremujorëve të ekonomisë ishin në negativë. Rritje ka në eksport, prodhimi industrial, paga mesatare dhe paralelisht papunësia po zvogëlohet. Vetëm me mbështetjen e ekonomisë reale, ekonoMEDIAL do të vazhdojë të rritet, ndërsa kjo gjë do të ndikojë në ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve”, potencoi Angjushev.

Ministri për çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Rajnës Veriore – Vestfalisë, u shpreh se Republika Federale e Gjermanisë do të vazhdon me përkrahjen për Maqedoninë e Veriut dhe se vendimi për të marrë datën për fillimin e negociatave ka krijuar padrejtësi historike për të cilën shpreson se do të korrigjohet në të ardhmen e afërt.

Vendimet e guximshme në dy vitet e kaluara, reformat e zbatuara dhe tejkalimi i sfidave janë çështje prej rëndësisë strategjike për ardhmërinë e shtetit dhe për qytetarët, konkluduan zëvendës-kryeministri Angjushev dhe ministri Pfortner.