Sefer Tahiri kërkon shpërblim për mjekët dhe personelin mjekësor!

Profesori universitar dhe analisti, Sefer Tahiri, ka propozuar që mjekët, infermierët dhe personeli tjetër mjekësor, si vijë e parë e frontit në luftën me virusin korona, të shpërblehen me rritje të rrogave. Ai ka propozuar që pagesa të bëhet në bazë të meritave, duke nënkuptuar kështu një pjesë të madhe të të punësuarve në administratë që nuk shkojnë në punë e marrin rrogën e plotë.
Më poshtë postimi i plotë i Tahirit:
“Në kushte të normalitetit, të gjithë njerëzit punojnë në vendet e tyre të punës dhe për punën që bëjnë paguhen, aq sa, por paguhen dhe për punën e tyre nuk ka nevojë të falënderohen!
Njësoij vlen edhe për mjekët.
Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, mjekët dhe personeli mjekësor meritojnë falënderime të jashtëzakonshme! Dhe jo vetëm falënderime, por edhe të kërkojmë nga qeveria jonë që t’i shpërblejë heronjtë e kohës sonë. Natyrisht se këtë e ka parasysh qeveria dhe ministri Venko Filipçe i cili po jep maksimumin nga vetja. Por duke i dhënë shtytje kësaj ideje, ne pajtohemi me shpërndarjen e mjeteve buxhetore sipas sistemit të meritave!
Zoti i ruajt ata dhe familjet e tyre!”