Seedorf: Real Madridi mund ta përmbysë rezultatin kundër Man Cityt

Legjenda e futbollit, Clarence Seedorf, beson se Real Madridi ka mundësi ta përmbysë rezultatin kundër Manchester Cityn dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër që e ka cilësuar këtë si një sfidë të vështirë para madrilenëve.

Manchester City e ka epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë, e zhvilluar në Santiago Bernabeu, dhe do të tentojë mbajë atë epërsi sonte kundër Real Madridit, në mënyrë që ta bëjë edhe një hap drejt titullit të parë të Ligës së Kampionëve në histori.

Ndërsa, Real Madridi vjen në këtë duel pas triumfit në garën për titullin e La Ligës dhe është i motivuar që ta përmbysë rezultatin për ta përmirësuar edhe më shumë rekordin mbresëlënës në sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Më i rrezikshmi te skuadra e Manchester Cityt vlerësohet Gabriel Jesus, i cili ka shënuar në pjesët e para të katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të skuadrës së Pep Guardiolës. Ndërsa, Real Madridi do të duhet të mbrohet pa Sergio Ramosin, i cili ishte ndëshkuar me të kuq në Santiago Bernabeu në shkurt.

Seedorf insistoi se Ramosi dhe Karim Benzema, i cili i ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe pritet të luajë sonte, kanë qenë kyç për Real Madridin këtë sezon.

“Ramos dhe Benzema kanë qenë lojtarë kyç. Por, siç thashë, e gjithë skuadra ka shfaqur formë shumë të konsoliduar”, ka thënë Seedorf.

“Nëse i shikova ata pa rezultatet që i kanë tani, ata konsideron në mesin e favoritëve, bashkë me Manchester Cityn – këto janë dy top ekipet në botë”.

“Do të jetë e vështirë ta përmbysin rezultatin, por asgjë nuk është e pamundur në këtë aspekt. Por, gjithashtu, Manchester City duhet të fitojë për ta kompensuar sezonin mediokër, nëse mund ta quajmë të tillë”.

“Real Madridi mund t’ia arrijë, por do të jetë e vështirë”.