Ish-prokurorja publike speciale Lile Stefanova, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Perandoria” sot duhet të dëshmojë në seancë për rastin “Reket”.
Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Si dëshmitar në gjykatë dëshmi paraprakisht dha edhe zëvendësja e ish-prokurores publike speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska.
Deri më tani dëshmi dhanë edhe biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private, Kamçevi, gazetari Kristian Banevski nga televizioni 1TV si dhe të tjerë.
Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për lëndën “Reket”, që u mbajt më datën 3 të këtij muaji, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.