BESA shpalosi platformën para qytetarëve të Strugës

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me nënkryetarin Fadil Zendeli, si dhe anëtarët e kryesisë qendrore, Melinda Rashidi dhe Nusret Ziba, para qytetarëve të Strugës shpalosën platformën “BESA”, e cila përbëhet nga katër shtylla; Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili deklaroi se rrugëtimi i Lëvizjes është shumë i rëndësishëm dhe se me këtë platformë do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zyra për informim

Lëvizja BESA