Seancë e Qeverisë, shqyrtohen masa shtesë si pasojë e Covid-19

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën pritet të shqyrtohen masat shtesë pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Siç mëson Alsat, në mbledhjen e sotme mes tjerash do të diskutohet për shpenzimet e rrjetit hekurudhorë në Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve publike.

Për vendimet e marra, Qeveria do të informojë përmes kumtesës.