PDSH-ja kërkon orë policore 24 orëshe dhe vetëm një orë kohë për furnizime

Orë të mundshme maksimale të vendosen si orë policore në dy javët e ardhshme, kërkoi Menduh Thaçi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Në konferencën për shtyp në selinë partiake ai theksoi se me këtë do t’u tregohet qytetarëve se në dhjetë ditët e ardhshme apo dy javëve vijon lufta kryesore kundër virusit.

“Për këtë kërkon nga Qeveria në vend që në fundjavë nga ora 16.00 deri në orën 05.00 në 10 ditë e ardhshme apo dy javëve të ketë orë policore 24 orëshe. Dhe të lejohet vetëm një orë, njerëzit të blejnë atë që ju duhet. Kjo orë të mos lejohet për të gjithë qytetin, për të gjithë komunën, por të ulen autoritetet qendrore dhe lokale të caktojnë bashkësi të caktuara lokale. Për shembull Tetova ka dy bashkësi lokale nga ora 07.00 deri në orën 08.00 U bën apel qytetarëve të mos qëndrojnë në grupe ku ka orë policore. Thënë më saktë kjo nuk do të thotë të shkojmë pasdite te njëri-tjetri të pimë çaj dhe të bisedojmë”, theksoi Thaçi.