Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje ekonomike, komisioni juridik-ligjdhënës dhe Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve.

Në rend dite të seancës së Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve është Informacioni për gjendjet në Agjencinë teknike-operative – Shkup.
Anëtarët e Komisionit për Çështje ekonomike duhet të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e propozim-ligjeve për statistikën shtetërore, për tregtinë elektronike dhe të Ligjit për veprimtari turistike, të gjitha në lexim të dytë. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ndryshimet e propozim-ligjeve për veprimtarinë hotelierike, për pronësinë industriale dhe për taksën për qëndrim të përkohshëm, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni juridik-ligjdhënës, siç është paralajmëruar, duhet të mbajë dy seanca, të 215 dhe 222-të. Propozim – ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhëniet e detyrueshme sipas procedurës së shkurtuar – leximi i II, e dorëzuar nga deputeti Samka Ibraimovski është pika e vetme në rend dite të seancës së 215-të.

Anëtarët e Komisionit juridik-ligjdhënës të seancës së 222-të do të diskutojnë për propozim-ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri dhe shëndet gjatë punës, për agjencitë private për punësim, për ndalesë dhe parandalim të kryerjes të veprimtarisë së paregjistruar, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar. Do të diskutohet edhe për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit.