Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zhvillim të balancuar rajonal, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë është pika e vetme në rend dite të Komisionit për çështje evropiane.

Anëtarët e Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrugët publike, me procedurë të shkurtuar. Propozim-ligji është parashtruar nga deputetët Martin Kostovski, Darko Kaevski, Fanica Nikollovska, Dime Velkovski, Arbër Ademi dhe Fadil Zendeli.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, në lexim është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit ligjvënës-juridik.