“Vaki shqiptare”- Bekim Fazliu ironizon me Musa Xhaferin

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu përmes një postimi në Fejsbuk ka ironizuar me praninë e funksionarëve të BDI-së në protestën e sotme të studentëve, përcjell tetova1

Ai ka shënjestruar veçmas figurën e Musa Xhaferit, një nga personazhët kryesor në këtë protestë.

Këtë ai e ka emëruar me një titull si “Vaki shqiptare”:

“Musa ministër! Musa deputet! Musa “star”! Musa “student”!
Musa sjell ligje, Musa proteston kundër ligjit që vetë e sjell! Musa në pushtet,
Musa në opozitë, Musa në protestë, Musa në televizor! Musa halis”, ka shkruar Fazliu.