Seanca të Komisionit ligjdhënës-juridik dhe Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni ligjdhënës-juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Komisioni Ligjdhënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në rend dite të seancës së parë janë Propozim-ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve – në lexim të dytë, i parashtruar nga deputetët: Ivana Tufegxhiq, Meri Lazarova, Sllagjana Mitovska, Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Agim Shaqiri, Teuta Bilali, Nola Ismajlovska, Rexhep Meemdi dhe Propozim-ligji për të drejtat e bashkësive që janë më pakë 20 për qind e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu në lexim të dytë.

Në seancën e dytë pika e vetme është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, e cila sillet në procedurë të shkurtuar.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, megjithatë, do të debatojë për programet vjetore për punë dhe zhvillimin e Agjencisë për posta, Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Agjencisë për aviacion civil dhe për Planin vjetor financiar të Agjencisë për aviacion civil, të gjitha për vitin 2020.