Zëvendëskryetarja e Komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe kulturë, Mileva Gjorgjievska sot e ndërpreu punën e seancës së 42-të për shkak se duhet të filloj seanca plenare. Anëtarët e Komisionit për vazhdimin e kësaj seance do të njoftohen në mënyrë shtesë.
Në seancë mori pjesë edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elzabeta Naumovska,
Dimitar Stevananxhija nga VMRO-DPMNE-ja reagoi që seanca ka filluar me vonesë prej 30 minutave dhe propozoi të plotësohet rendi i ditës me atë që do të bisedohet për situatën në arsimin e Maqedonisë së Veriut.
Në rend dite të kësaj seance janë Propozim-ligji për arsim të të rriturve në lexim të parë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për arsim dhe trajnim profesional, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.