Rama: Zgjedhjet duken larg, por qershori 2021 është shumë afër politikisht

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama, një herësh kryetar i kësaj force politike u shpreh se partia e tij ka nisur përgatitjet për kryetarët e degëve në të gjithë vendin.

“Jemi në një proces organizmi ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët kemi përfshirë edhe gratë në procesin e përfshirjes, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re organizmi ku drejtimi i besohet një burri ose një djali, një gruaje ose një vajze. Tashmë ka ardhur koha për kryetarët e partisë, për këtë propozimet janë trajtuar në kryesi dhe kanë marr miratimin për të vijuar më pas me garën.

Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara diku më shpejt dikur më ngadalë, diku më mirë diku më dobët, në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur na ka dhënë një energji të re ripërtëritje të domosdoshme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër, qershori 2021 është shumë afër politikisht” u shpreh Rama.