Përputhen” është një ndër emisionet televizive që ka bërë emër më së shpejti si një ‘talk show’ dashurie, shkruan lajmi.net.
Ai cilësohet si emisioni i televizionit i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve .
Ashtu duke mos ndryshuar asgjë sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa të fshehura.
Aty paraqitet zhvillimi i njohjeve të reja mes protagonistëve, por trajtohen edhe fenomene që ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë, përtej shkëlqimit të televizionit.
Si duket fama dhe rëndësia e këtij ‘show’ po rritet dita ditës pasi “Përputhen”, po vjen edhe në Maqedoni për audicione të reja ‘masive’ sipas autores së emisionit.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë moderatorja e emisionit, duke ripostuar në Instastory intervistën e Olsa Muhametit, në ‘Shqipëria Live”



