Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Tashmë dihet se këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj ka një shoqëri tejet të ngushtë me miliarderen dhe influenceren e njohur amerikane, Kylie Jenner.

Por, së fundmi miliarderja ka bërë një veprim të befasishëm kundrejt këngëtares shqiptare.

Kylie e cila tani posedon edhe brendin e veshjeve Khy ka futur në koleksionin e saj edhe një palë xhinse me inicialet e Anxhelinës, “AH”.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj / Instagram

Ishte vetë Anxhelina e cila bëri këtë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku tregoi edhe pantallonat që do të dalin së shpejti në shitje në kuadër të brendit të miliarderes.

“Xhinset Khy me inicialet e mia të qëndisura. Dashuri! Faleminderit Khy”, shkroi ajo në postimin e saj.

Anxhelina ka një shoqëri të ngushtë me Kylie Jenner e po ashtu edhe me Kim Kardashian, dhe përkrahja e tyre drejt këngëtares shqiptare nuk ka munguar asnjëherë.