SDK: Xhelal Bajrami nga Prokuroria Republikane përgjegjës për dështimin e hetimeve për Ramiz Merkon

Koordinatori i cili ka patur për detyrë të kontrollojë punën e Prokurorisë publike në Strugë, ku po kryhej hetimi ndaj kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko, ka qenë bashkëpartiaku i tij Xhelal Bajrami nga BDI’ja, aktualisht prokuror në pozitën më të lartë në bazë të kierarkisë në Prokurorinë Republikane. Xhelal Bajrami ish-ministër në Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda natës është bërë prokuror.

Kryeministri Dimitar Kovacevski pyeti: Si ka mundësi që Amerika me mijëra kilometra larg neve,ta ketë pa korrupsionin te Merko, kurse organet tona gjyqësore nuk e shohin?
Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Meerko i cili bashkë me familjen e tij është përfshirë në Listën e Zezë të Amerikës, ka 2-3 hetime në Prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, kurse se si është fati i tyre, tregon fakti që ai është akoma në liri.
Akoma nuk është e njohur nëse ndonjëherë ka patur proces gjyqësor ndaj Ramiz Merkos, por që Stejt Departamenti Amerikan, thotë se ai ka ndikuar në procedurat gjyqësore.

Kovaçevski sot i ka thirrur organet përgjegjëse të drejtësisë që i mbyllën sytë para korrupsionit dhe ndikimit gjatë hetimeve dhe procedurave gjyqësore qe kishin të bëjnë me kryetarin e korruptuar i Strugës.

Koordinatori i Stejt Departamentit për korrupsion Ricard Nefju, deklaroi se sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, ka dëshmi të forta për korrupsion dhe për ndikim në procedurat gjyqësor nga kreu i Strugës Ramiz Merko.

SI KA MUNDëSI QË AMERIKA ME MIJËRA KILOMETRA LARG NESH E KA PARË KORRUPSIONIN TEK MERKO, KURSE ORGANET TONA TË NDJEKJES NUK E KANË PA, ka pyetur kryeministri Kovacevski.
Merko fillimisht kishte patur 3 hetime para organeve të gjyqësisë, prej të cilave njëra për korrupsion gjatë shitjes së tokës në pronësi të Komunës së Strugës. Për hetimet tjera ndaj Merkos akoma nuk dihet, sepse procedura ka qenë e fshehtë. (SAKAMDAKAZAM.MK)
S. K. DELEVSKA