Scholz e quan “absurde” akuzën e Erdoganit për fashizëm të Izraelit

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha të martën se ishte “absurde” që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të akuzonte Izraelin për fashizëm.

Scholz tha se Izraeli është një demokraci dhe “një vend që është i lidhur me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar dhe vepron në përputhje me rrethanat”.

“Prandaj, akuzat kundër Izraelit janë absurde”, tha ai në një konferencë shtypi në Berlin.

Scholz do të presë Erdoganin në Berlin për bisedime të premten. Atyre do t’u bashkohet edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Më 10 nëntor, Erdogani pretendoi se legjitimiteti i Izraelit “po vihej në dyshim” për shkak të asaj që ai e quajti “fashizmit të tij”.

Presidenti turk ka qenë një kritik i zëshëm i luftës së Izraelit kundër grupit militant Hamas, e cila filloi pasi grupi organizoi sulme terroriste në Izrael më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz.