Gianluca Scamacca ka dhënë komentet e para pas transferimit te West Ham.
Reprezentuesi i Italisë, Scamacca ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke plotësuar dëshirën e tij që të luajë në Premier League.
Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A sezonin e kaluar ka thënë se West Ham është skuadra perfekte për të.
“Jam i lumtur t’i bashkohem West Ham. Kam pritur gjatë për këtë moment – ka qenë ëndërr të luaj në Premier League”, ka thënë Scamacca, transmeton lajmi.net.
“Ndjehem sikur West Ham është skuadra perfekte për mua. Ata treguan se më donin dhe kur fola me ta kishte një mirëkuptim të madh. Mezi pres të luaj dhe t’iu tregoj tifozëve çfarë mund të bëj me fanellën e West Ham – shpresoj të biem në dashuri mes vete”, shtoi lojtari.
Gianluca Scamcca iu bashkua skuadrës së West Ham nga Sassuolo, ku shënonte 16 gola në 36 ndeshje. West Ham pagoi 30 milionë euro + 5 të tjera do t’i dërgojë si bonuse për kartonin e lojtarit.



