Scaloni zgjat kontratën me Argjentinën

Trajneri Lionel Scaloni e ka zgjatur kontratën me Argjentinën deri më 2026.

Kjo risi vjen diku dy muaj pasi Scaloni arriti ta bëjë kombëtaren e tij kampione të botës pas 36 vjetësh.

Ndonëse e nisi me Albicelestët vetëm si trajner i përkohshëm, Scaloni arriti ta transformojë ekipin, dhe fillimisht e fitoi Kupën e Amerikës më 2021, dhe Finalissmianë më 2022.