Saul Niguez e ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea pikërisht këtë verë, pas një eksperience jo shumë të mirë me “Blutë” këtë sezon.
Mesfushori nuk do të vazhdojë me londinezët pasi i përfundon huazimi më 30 qershor.
Lojtari pati një sezon të komplikuar me lëndime të cilat ia pamundësuan që ta shfaqë potencialin e tij të vërtetë.
Niguez do të rikthehet në Altetico Madrid.
Largimin nga “Stamford Bridge” Niguez e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, në të cilin i falënderoi fansat e lojtarët për mbështetjen.