Sateliti iranian dështon të arrijë orbitën e Tokës

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar që kanë dështuar përpjekjet e Iranit për të nisur satelitin Zafar të këtij shteti në orbitën e Tokës.

Ahmad Hosseini, zëdhënës i programit hapësinor në Ministrinë iraniane të Mbrojtjes, i ka thënë televizionit shtetëror se sateliti nuk ka arritur në orbitën e tokës siç është planifikuar “sepse nuk ka arritur shpejtësinë e duhur”.

Ky është të paktën sateliti i tretë iranian që dështon të arrijë cakun, prej kur ka nisur Irani këtë program më 2019.

Uashingtoni pretendon se ky program është duke i ndihmuar Teheranit që të avancojë progamin e saj të raketave.

Lansimi i satelitit është bërë nga provinca Semnan e Iranit, rreth 230 kilometra në juglindje të Teheranit.