Ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar të Republikës të Maqedonisë së Veriut sot do të referojnë para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme. Së pari, Komisioni ishte paralajmëruar për të premten, por është shtyrë për sot.

Platformat e tyre për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai Demhaja në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë konsullore dipolomatike në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës, Strazburg, Danço Markovski në përfaqësinë konsullore-diplomatike në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë konsullore diplomatike në Kopenhagë.