Sasoli: PE mbështet fuqishëm hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli kërkon nga partitë politike të qëndrojnë unike gjatë periudhës zgjedhore. Pas takimit me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski kryeparlamentari evropian në profilin e tij, Twitter shkroi “Përsërita mbështetjen e fuqishme të Parlamentit për hapjen e negociatave. Theksova rëndësinë që të gjithë partitë politike të vazhdojnë të mbeten të unifikuara në angazhimin e tyre për themelet e anëtarësimit, qoftë edhe gjatë periudhës zgjedhore.”

Sasoli poashtu theksoi “Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishme përpara, veçanërisht me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Kjo është shenjë pozitive përpara takimit të ardhshëm të Këshillit Evropian në mars”./Alsat