Enver Robelli
Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sašo Mijalkov, i dënuar joplotfuqishëm me 8 vjet burg për keqpërdorime financiare, është liruar nga paraburgimi pasi ka ofruar kaucion 11,1 milionë euro.
Pa përgjigje mbetet pyetja se prej nga i merr 11 milionë euro ish-kryeagjenti i një shteti të varfër ballkanik. Nejse, në fakt brenda mungesës së përgjigjes është përgjigjja: sigurisht Sašo Mijalkov i ka fituar me djersë e punë të ndershme ato 11,1 milionë euro që t’i gjinden për ditë të vështira.