SAShK: Disa ministra po mundohen të frikësojnë grevistët

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha me kohë kanë njoftuar autoritetet për grevën dhe se kanë arkivuar të gjitha dokumente për këtë veprim, përcjell TV21. Nedellkov tha se kërkesa e Qeverisë që SAShK të tregojë bazën ligjore për ndërprerje të mësimit konsiderohet si presion.

“Këshilli i SAShK-ut konstatoi se përfundimet e Qeverisë nuk çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes SAShK-ut, MASh dhe MPPS, gjegjësisht me Qeverinë. Ky qëndrim i SAShK bazohet në numrin e madh të diskutimeve të anëtarëve të Këshillit, ku pa përjashtime u konstatua se me përfundimet e Qeverisë po bëhet shtypje e fuqishme ndaj grevistëve”, tha Nedellkov.

Ai shtoi se disa ministra po mundohen të frikësojnë grevistët.

“SAShK nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie në bazë të cë cilit akt është ndërprerë procesi edukativo-arsimorë në shkolla dhe çerdhe sepse nuk ka kompetencë të tillë dhe përgjigja duhet të merret në vend tjetër. SAShK nuk e organizon mësimin dhe procesin edukativo-arsimorë. Këshilli i SAShK konstatoi se disa ministra po mundohen me këmbëngulje të frikësojnë grevistët se do tu shkurtohen mëditjet gjatë kohës së grevës, që e konsiderojmë si tentim për ta ndërprerë grevën”, tha Nedellkov.