Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë ruajtur me propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thotë përfaqësuesi special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili sot ndodhet në Shkup.

E gjithë qeveria federale e Gjermanisë dhe unë personalisht, tha ai, avokojmë që perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor të jetojë në mënyrë aktive.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, në ditët në vijim mund të japë një kontribut të rëndësishëm që e gjithë kjo perspektivë të jetësohet duke e pranuar propozimin.

“Kur e pashë atë që shkruhet në dokumentin e fundit, siç e lexova, është vërtet një kompromis dhe edhe një herë janë marrë parasysh kërkesat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se kjo është një shenjë se Evropa mund të punojë këtu. Një kompromis nuk është kurrë perfekt, mendoj se të gjitha palët e shohin kështu, por ky propozim parashikon që procesi i negociatave të anëtarësimit të fillojë menjëherë pas pranimit të kësaj marrëveshjeje pa vonesa të mëtejshme dhe pa mundësi ngërçesh.

Maqedonia e Veriut më në fund mund të fillojë negociatat e anëtarësimit, për të cilat punohet këtu për 17 vjet”, tha Sarrazin.