Sarr, Interi projekton goditjen e parë për mbrojtjen!

Interi ëshhtë shumë aktiv në merkato dhe është pranë një goditjeje me parameter zero. Nuk bëhet fjalë për Jan Vertonghen që përflitej prej kohësh por për 21-vjeçarin Malang Sarr që aktivizohet te Nice. Prej kohësh Ausilio ka ndjekur mbrojtësin francez i cili shihet si një alternative e Bastonit dhe do të kishte efekt më të vogël ekonomik se afrimi i Vertonghen i cili është edhe 33-vjeç ndryshe nga lojtari i Nice. Afrimi i Sarr përjashton atë të belgut të Tottenham por nuk prish planet e Interit për të afruar Marash Kumbullën nga Verona.